Politike

Deputetja e PS: Kush do shërbim mjekësor cilësor, do paguajë ekstra, të rritet konkurrenca mes spitaleve

E pyetur nëse bie kjo ndesh me 'shëndetësinë falas' që u nënshkrua në 2013, deputetja u shpreh se duhet kaluar në një model të ri.

16 Qershor 2022, 21:48 Nga F.M
Deputetja e PS: Kush do shërbim mjekësor cilësor, do paguajë
Klodiana Spahiu

TIRANË- Ai qytetar që dëshiron një shërbim më cilësor mjekësor e më të shoejtë, do të paguajë për ta marrë atë. Këtë deklaratë ka bërë deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu. E ftuar në Report TV, Spahiu tha se projektligji i ri për shëndetësinë parashikon autonominë spitalore dhe që sipas saj do të funksionojë në 4 pole rajonale ku do të përmblidhen në disa zona. Autonomia spitalore, sipas Spahiut ka në fokus cilësinë, por me kosto ekstra, pavarësisht se bëhet fjalë për spitale shtetërore.

Për shembull nëse një pacient i cili për një shërbim të caktuar nuk do të presë një muaj por do të marri shërbimin sot, por duke paguar një kosto shtesë. E pyetur nëse bie kjo ndesh me 'shëndetësinë falas' që u nënshkrua në 2013, deputetja u shpreh se duhet kaluar në një model të ri.

“Reformë tepër e rëndësishme. Është vendosur që të kemi një plan kombëtar, për shembull ku duhet të investohet në bazë të zonave dhe sëmundshmërisë. Përveç spitaleve po punojmë fort të krijojmë 4 pole rajonale. Si shembull, spitali rajonal. Spitale që do të jenë qendra në disa zona. Ne t'i ofrojmë shërbim qytetarëve më pranë. Rritja e cilësisë. Nëse një spital ka funksionuar nga menaxhimi i shtetit, tashmë do të ketë një kriter tjetër, nëse një spital plotëson kriteret dhe arrin të marrë një kartë për shërbimet e caktuara, ai mund të ketë të ardhura dytësore. Për shembull nëse një pacient i cili për një shërbim të caktuar nuk do të presë një muaj por do të marri shërbimin sot, padyshim që do të ketë një kosto shtesë. Ose nëse do të ketë kushte më të mira, kushte hotelerie më të mira, atëherë ai pavion do të ketë kushte të tjera.  Vlerësimi i punës së mjekëve nuk bëhet i njëjtë për të gjithë, por në bazë të kriterit të përformancës. Nuk besoj se kjo bie ndesh, kjo rrit konkurrencën midis spitaleve. Duhet të kalojmë në një model të ri, ku nevojat të varen nga kërkesat që ka rajoni. të mos mbetemi në buxhete historike, është e pamundur, nuk e kërkojmë dot cilësinë,”- tha Spahiu.

 

klodiana spahiu

Sondazh

Poll