Politike

Deri në 5 vite burg kush publikon dosjen e Dumanit, Berisha-gazetarëve: Mos e zbatoni, qëndroni të pamposhtur

Sipas Berishës, qëllimi i SPAK është që të mos dalin zbuluar qindra telefonata që kanë qeveritarët me anëtarë të grupeve kriminale.

16 Qershor 2022, 17:38 Nga F.M
Deri në 5 vite burg kush publikon dosjen e Dumanit,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje gazetarëve që të mos e zbatojnë urdhrin e nxjerrë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të mos publikuar dosjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani e Henrik Hoxhajt. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ky vendim është një atentat ndaj lirisë së mediave dhe se është ndërmarrë për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama e qeveritarët. Sipas Berishës, qëllimi i SPAK është që të mos dalin zbuluar qindra telefonata që kanë qeveritarët me anëtarë të grupeve kriminale. 

Postimi i plotë: 

Vendimi antikushtetues i Edi Rames me SKAP-in e Partise rikthen ligjin e Agjitacion Propagandes! Te dashur miq, Vendimi i Edi Rames me Skap-in e tij per te denuar me 3 vite burg gazetaret qe publikojne deshmite e Dumanit te qeverise eshte nje akt antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirise se mediave, i ndermarre per te mbrojtur Edi Ramen dhe qeveritaret e tij qe kane qindra ore telefonata me Dumanet e qeverise. Ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shenon rikthimin e ligjit e denimit per agjitacion e propagande te diktatures Hoxhiste. Denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende censure dhe kerkoj largimin e menjehershem te mercenarve te Edi Rames nga sistemi i drejtesise. Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve te mos zbatojne akte antikushtetuese, por te qendrojne te pamposhtur ne mbrojtje te lirise se mediave, dhe te publikojne çdo telefonate te Edi Rames, Taulant Balles, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe te çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatesi apo prokurori dhe çdo zyretari tjeter me vrasesit serial, perdhunuesit, grabitesit e bandave te partise. U bej thirrje institucioneve nderkombetare te mbrojtjes se lirise se mediave te denojne me ashpersine me te madhe kete vendim te rrezikshem. sb

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka firmosur urdhrin që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, tashmë të penduar të drejtësisë. Vendimi është firmosur nga 3 prokurorët e dosjes “Plumbi i artë”, Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra. Këta të fundit paralajmërojnë gazetarët se kush e shkel vendimin e SPAK, do të përballet me ligjin, duke përmendur parashtrimin ligjor të bërë nku paralajmëron se kush shkel këtë vendim, do të përballet me nenin 295/a. Vendimi është marrë, pasi në media kanë qarkulluar një pjesë e dëshmive të të dy të penduarve të drejtësisë në vendin tonë. Duke qenë se asnjë nga gazetarët nuk e ka marrë forcërisht dosjen e publikuar, aq më pak e ka vjedhur nga ambientet e SPAK, Dosja.al ka një propozim. Cilido koleg që e ka dosjen ftohet që ta sjellë në redaksinë e Dosja.al, nëse nuk e publikon dot në median ku punon. Garancia është që stafi i Dosja.al do të marrë përsipër të gjitha pasojat, për të bërë punën në vendin e tyre.

sali berisha nuredin dumani

Sondazh

Poll