Politike

Korreshi: E ardhmja e bujqësisë është skëterrë

Gjatë fjalës në Kuvend, Korreshi ka ironziuar Ministren e Bujqësisë Frida Krifca, duke thënë se e ardhmja e bujqësisë është shumë e zymtë pasi nuk i kanë ardhur në ndihmë fermerëve. 

16 Qershor 2022, 17:26 Nga I.A
Korreshi: E ardhmja e bujqësisë është skëterrë
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka prekur mungesën e mbështetjes për fermerët në vendin tonë. Gjatë fjalës në Kuvend, Korreshi ka ironziuar Ministren e Bujqësisë Frida Krifca, duke thënë se e ardhmja e bujqësisë është shumë e zymtë pasi nuk i kanë ardhur në ndihmë fermerëve. 

“Disa muaj më parë kur u ndanë me fermerët para parlamentit kur bënin thirrje që të mbështeteshin, të kishte më shumë subvencion për të. Mbaj mend se nga ajo ditë ka pasur vetëm pirje kafesh në hollet e këtij parlamenti. Nuk e di a e patë filxhanin për të ardhmen e bujqësisë sepse është shumë e zymtë, besoj se duhet të ketë dalë skëterrë se e tillë është gjendja e bujqësisë shqiptare. Realiteti është me çizme llastiku të grisura, me duart e nxira nga kallot e fermerëve shqiptar sepse nuk keni bërë asgjë veçse trefishuar çdo lloj çmimi. Nuk keni bërë asgjë për t’i ardhur në ndihmë”, tha Korreshi.

saimir korreshi seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll