Politike

45.5 kg kokainë në Durrës, një nga të arrestuarit anëtar i këshillit bashkiak në Tiranë, foto krah Veliajt

Egert Vargu ka hyrë si anëtar i Këshillit Bashkiak pasi opozita braktisi këshillin, sepse ishte i 43-ti në listë.

16 Qershor 2022, 17:10 Nga k.m.
45.5 kg kokainë në Durrës, një nga të arrestuarit
Erion Veliaj dhe Egert Vargu

TIRANË- Egert Vargu, i arrestuar si agjent doganor i kompanisë ‘Apetit Group’, në konteinerin e se cilës u gjet 45.5 kg kokainë, është anëtarë i Këshillit Bashkiak në Tiranë në njësinë numër 8 me Partinë Socialiste. Vargu ka hyrë si anëtar i Këshillit Bashkiak pasi opozita braktisi këshillin, sepse ishte i 43-ti në listë. Madje ka edhe foto me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Foto të cilën e ka publikuar Genc Sejko.

45.5 kg kokainë në Durrës, një nga të arrestuarit
Erion Veliaj dhe Egert Vargu

Megjithatë, i prangosuri ka deklaruar se është agjent i pavarur doganor dhe se punon bashkë me gruan. Sipas tij ka bërë veprimet doganore për kompaninë. megjithatë pavarësisht pretendimeve, pas arrestimit dhe procedimit penal ndaj tij, i janë pezulluar edhe funksionet publike. Bashkë me të u prangos edhe administratori i kompanisë ‘Apetit Group’, Arben Veizit, i cili ka mohuar se ka lidhje me 45 kg kokainë që u gjet brenda konteinerit me mish pule.

egert vargu 45.5 kg kokaine ne durres durres

Sondazh

Poll