Politike

FOTOLAJM/ Berisha dhe Meta hedhin pas krahëve “përplasjet”, darkojnë në Baku

Mesa duket Meta dhe Berisha e kanë hedhur pas krahëve 'përplasjen' që patën për shkak të zgjedhjes së Presidentit të ri Bajram Begaj.

16 Qershor 2022, 21:36 Nga I.A
FOTOLAJM/ Berisha dhe Meta hedhin pas krahëve
Sali berisha dhe Ilir Meta

BAKU- Forumi Gobal i IX në Baku të Azerbajxhan ka bërë bashkë Presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD-së Sali Berisha. Në foton e publikuar nga Dosja.al, shihet Berisha duke biseduar me Metën në darkën e Forumit Gobal të IX.

Mesa duket Meta dhe Berisha e kanë hedhur pas krahëve 'përplasjen' që patën për shkak të zgjedhjes së Presidentit të ri Bajram Begaj. 

Sali Berisha sapo Bajram Begaj u zgjodh President shprehu hapur kritikat për procedurën e ndjekur nga Meta, i cili ndodhej në Turqi në momëntin që bëri lirimin nga detyra si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, duke i hapur rrugë zgjedhjes së tij si president. Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake. Begaj pritet që të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Presidentit Ilir Meta.

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll