Politike

Kryetari i KLSH-së takohet Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë

Kryetari i KLSH-së dhe Ministri Rau vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e suksesshëm që institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ndërtuar tashmë me NIK-un e Polonisë.

16 Qershor 2022, 20:20 Nga I.A
Kryetari i KLSH-së takohet Ministrin e Punëve të Jashtme të
Arben Shehu, Zbigniew Rau dhe Monika Zuchniak-Pazdan

TIRANË- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka takuar sot në mjediset e institucionit, Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryetar i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau, i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Polonisë në Shqipëri Monika Zuchniak-Pazdan.

Kryetari i KLSH-së dhe Ministri Rau vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e suksesshëm që institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ndërtuar tashmë me NIK-un e Polonisë.

Gjatë vizitës në KLSH,  Rau vendosi një kurorë me lule në pllakatën përkujtimore në nderim të ish-Presidentit të Polonisë dhe ish-Presidentit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë, Lech Kaczynski, e cila është vendosur në hyrje të institucionit.

lech kaczynski arben shehu zbigniew rau

Sondazh

Poll