Politike

“Keni hequr dhe pastrueset nga puna”, plas debate mes Ballukut e Çupit, Bardhi ndërhyn nga vendi

Balluku akuzoi PD-në se kur janë ndërruar pushtetet kanë hequr edhe pastrueset nga puna.

16 Qershor 2022, 18:14 Nga F.M
“Keni hequr dhe pastrueset nga puna”, plas debate mes Ballukut e
Dhuarata Çupi dhe Belinda Balluku

TIRANË- Debate në Kuvend! Ministrja Belinda Balluku është përplasur me deputeten e Partisë Demokratike Dhurata Çupi. Mes tyre ndërhyri edhe Gazment Bardhi. Punësimet në aviacionin civil, Çupi i konsideron si shtim patronazhistësh, ndërsa Balluku, jo. Kjo e fundit madje akuzoi PD-në se kur janë ndërruar pushtetet kanë hequr edhe pastrueset nga puna.

Pjesë nga debati:

Dhurata Çupi: As përfaqësuesit e qeverisë nuk janë përgjigjur, çfarë u bë me SMS-në e këtij qytetari që doli këtu. Është një ligj klientelist dhe që thjesht do të shtojë numrin e patrinazhistëve në zgjedhjet e ardhshme

Belinda Balluku: Veçanërisht për ju kam respekt, të dilni dhe të thoni që në aeroportin e Romës, qytetarët presin 20 minuta dhe qeveria nuk ndërhyn, jam e sigurt që nuk e beson as vetë. Në gate-t B dhe C janë të gjithë ata që janë brenda vendeve të BE.

Ndërhyn Gazment Bardhi

Belinda Balluku: Po çfarë ke more Gazi, pse mërzitesh ti, herë tjetër thojini këtyre të mos bëjnë pyetje të tilla. Gate-t e tjera janë për vendet që kanë nevojë për kontroll pasaportash dhe nuk janë pjesë e vendeve të BE-së. Këtë nuk e ndryshojmë dot Dhuarata, nuk mundemi. Përsa i përket patronazhistëve, një gjë do thuhej për këtë gjë se s’kishte si mund të mos thuhej. Aviacioni civil ka aeroporte të reja dhe duhen më shumë, na duhen nga navigimi ajror, për pasojë të gjithë këta burra 50-55 vjeç mund të bashkohen dhe të kenë status. Dhe nuk bëhet fjalë për patronazhistë, por pë rata që kanë eksperiencë në aviacionin civil. Për këtë bëhet fjalë e dashur. Ne kemi hapur vetëm dyert e aviacionit civil.

Ndërhyn Gazment Bardhi nga vendi

Belinda Balluku: Pse flisni nga vendi, ti nuk ishte i interesuar për këtë çështje. S’e kuptoj si nuk ua tërheq vëmendjen kryetari i grupit tuaj. Unë e di që ju nuk votoni asgjë që propozohet nga ne. Atij që i ka ndodhur ka qenë Aleksandër Biberaj, kolegu juaj dhe i ka kthyer përgjigje edhe pas mesnatës.

Dhurata Çupi: Kam ikur unë

Belinda Balluku: Meqë thua që ke ikur nga puna, ju kur janë ndërruar pushtetet, keni hequr edhe pastrueset.

Dhurata Çupi: Unë kam konsenguenca familjare për heqjen nga puna, kështu që nuk mund të më thoni mua që nuk na keni hequr nga puna.

belinda balluku dhurata cupi gazmnet bardhi seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll