Politike

Votimet në Kuvend, miratohen dy projekt-ligje, i treti rrëzohet

Projekt-ligjet që u miratuan janë për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2021 si dhe për organzimin dhe funksionimin e Autoritetet të Aviacionit Civil.

16 Qershor 2022, 17:48 Nga I.A
Votimet në Kuvend, miratohen dy projekt-ligje, i treti rrëzohet
Kuvendi

TIRANË- Dy projekt-ligje janë miratuar gjatë seancës së sotme plenare. Projekt-ligjet që u miratuan janë për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2021 si dhe për organzimin dhe funksionimin e Autoritetet të Aviacionit Civil. Ndërkohë që një projekt-ligj i tretë për për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin numër 9817 datë 22/10/2007 për bujqësinë dhe zhvillimin rural nuk ka marrë votat e nevojshme për tu miratuar.

Votimet në Kuvend: 

Projekt-rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2021

Pro 82 Kundër 15 Abstenim 9

Projekt-ligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin numër 9817 datë 22/10/2007 për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Pro 33 Kundër 73 Abstenim 1

Projekt-ligj për organzimin dhe funksionimin e Autoritetet të Aviacionit Civil 

Pro 74 Kundër 22 Abstenim 7

seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll