Politike

VD-Rama-deputetëve të PD: Jeni viktima të gjuetisë së shtrigave, s'keni mbaruar akoma

Rama deklaroi se deputetët e PD-së, janë viktima të gjuetisë më të madhe të shtrigave që ka ndodhur ndonjëherë në vend që nga viti 1990.

16 Qershor 2022, 14:09 Nga A.B
VD-Rama-deputetëve të PD: Jeni viktima të gjuetisë së
Edi Rama

TIRANË- 'Nuk keni mbaruar akoma'- ishte fjalia me të cilën iu drejtua kryeministri Edi Rama deputetëve të Partisë Demokratike. Gjatë seancës së sotme plenare, Rama deklaroi se deputetët e PD-së, janë viktima të gjuetisë më të madhe të shtrigave që ka ndodhur ndonjëherë në vend që nga viti 1990.

'Nëse vini këtu dhe thoni që shiko jemi në moment të dobët, por ne jemi këtu që t’ju tregojmë se kush jeni ju, do merrni përgjigje. Përsëri vini tek i njëjti gabim. Unë jam një njeri që i respektoj njerëzit dhe faktet. Nuk merrem me llafe, me thashetheme dhe me baltë. Gjyqet e shtrigave i bëni ju. Nuk ka asnjë problem, dhe prandaj jeni viktima të gjyqit më të madh të shtrigave që ka ndodhur në këtë vend pas vitit 1990. Juve po ju ndodh ajo që keni merituar, por prisni, prisni se ka akoma. Nuk keni mbaruar akoma dhe deri në fund e meritoni dhe deri në fund do t’ju ndodhë'- tha Rama. 

seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll