Politike

Deputeti i PD: Djemtë e Lushnjes nuk gjejnë nuse, hall i madh të martohesh…

Saimir Korreshi thotë më tej se bujqësia është i vetmi aktivitet që mban Lushnjen, ndërsa shton se fermerët nuk trajtohen njësoj nga qeveria.

16 Qershor 2022, 14:20 Nga k.m.
Deputeti i PD: Djemtë e Lushnjes nuk gjejnë nuse, hall i madh të
Saimir Korreshi

TIRANË- Me doza të forta ironie, sikurse bën gjithnjë, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Lushnja. Si pasojë e vështirësive të mëdha ekonomike, Korreshi tha në një intervistë për ABC Live se në Lushnje është e vështirë të martohesh pasi të gjithë kanë ikur nga vendi. Po ashtu, Korreshi thotë më tej se bujqësia është i vetmi aktivitet që mban Lushnjen, ndërsa shton se fermerët nuk trajtohen njësoj nga qeveria. Ndërsa propozon që Lushnja dhe Divjaka të bëhen qark.

“Në fshatra janë djemtë beqarë se nuk u jep njeri nuse. Është hall i madh të martohesh në Lushnje. Nuk vjen njeri. Është për të qeshur, por me ikjen e gjykatës ky qytet po degradon ditë pas dite. Është vendim absurd i KLGJ. Krahas gjykatës duhet të kuptojmë që ikën edhe prokuroria. Është shkrirë gjykata e Kavajës dhe IEVP e Rrogozhinës nuk vjen në Lushnje, por shkon në DurrësUnë jetoj në Lushnje, e përjetoj çdo ditë. Jetën time pasditeve, banoj në këtë qytet. Kam familjen, fisin, e shikoj që bizneset po kthehen në familjare. Nuk gjen djem për të punuar. Pronari punon vetë edhe banakier edhe kamerier. E vetmja mënyrë që ka popullaritet Lushnja është pjesa e bujqësisë, pavarësisht se edhe ata qahen. Vërtet mbjellin, por nuk shesin. Duhet një ndërhyrje e shtetit. Konkurrojnë shumë 200 fermerë dhe fitojnë vetëm ata që kanë teserën e PSUnë do të propozoja që Lushnja dhe Divjaka të bëhen qark. Në numër popullsie kalojnë pesë qarqe. Ka rritje të punonjësve të bashkisë dhe zero shërbim,”- tha deputeti.

saimir korreshi seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll