Politike

VD-'Do votoj projektligjin e Dukës'/ Braçe: Tregtarët marrin grurin në Serbi, e gjejnë në Tërbuf më lirë

Braçe tha se askush nuk dëgjon hallet e bujqve. Ndër të tjera ai deklaroi në sallë se do votojë projektligjin e Agron Dukës

16 Qershor 2022, 14:13 Nga A.B
VD-'Do votoj projektligjin e Dukës'/ Braçe: Tregtarët
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Ramës se do të propozohet taksimi zero për pagën deri në 50 mijë lekë. Ai u shpreh se u gëzua shumë kur dëgjoi zotimin pasi kjo ka qënë kërkesë e tij e thënë më parë në Komisionin e Ekonomisë. Në vijim, me tone të larta, Braçe tha se askush nuk dëgjon hallet e bujqve dhe nuk i mbështet, ndaj zgjedhin të largohen jashtë vendin e të mos punojnë tokat e tyre këtu.

U gëzova shumë që dëgjova se do zerohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë. Unë para pesë muajsh e thashë në komisionin e Ekonomisë, por u mohua, u kundërshtua dhe u kundërvotua, e ndërsa sot flitet për të. Flasim për grurin, ku nuk po merret askush, përveç grabitcarëve që e kanë çmuar çmimin aty ku duan. Kam një rezervë dhe dua t’ia them propozuesit këtu, që koha e instrumenteve ‘ad hoc’ ka kaluar. Bujqësisë shqiptare i duhet bursa dhe i duhet tani, një instrument transparent-kombëtar, me qëllim që bujku të marrë djersën e tij. Është themelore, sepse po ndodh gjëma. E kuptoj që tani është vakti i drekës dhe të gjithë kanë ikur për të ngrënë, dhe më vjen t’iu kujtoj, realisht edhe majtas, edhe djathtas, se ajo domatja kushton vetëm 50 lekë, ajo qepa kushton vetëm 20 lekë, ai gruri që ka ndenjur tetë muaj në tokë pa asnjë lloj subvencionimi nga qeveria dje në Tërbuf kushtonte vetëm 36 lekë, pra 4-5-6-7 lekë me humbje. 

Tregtarët tanë e sjellin nga Serbia me 51 lekë ndërkohë që kanë grurë në Tërbuf dhe mund ta blejnë me 42 lekë. Si ka mundësi që nuk reflekton njeri?'

Po ashtu, deputeti deklaroi se do të votojë projektligjin e deputetit Agron Duka për bujqësinë, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural””.

'Për çfarë i doni ata njerëz mo, që të ikin të punojnë si skllevër jashtë vendit e të mos mbjellin tokat e tyre këtu? Shteti të mos i lërë ata njerëz. Po talleni me gjakun, djersën dhe mundin e bujkut. Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe unë ju them se janë bujqit ata që na votojnë. Z. Duka unë do ta votoj projektligjin tuaj për bujqësinë”, tha Braçe.

 

erion brace seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll