Politike

VD-Debati me Braçen, ministrja Krifca: Ligji do rishikohet tërësisht

16 Qershor 2022, 14:19 Nga k.m.
VD-Debati me Braçen, ministrja Krifca: Ligji do rishikohet
Frida Krifca

Krifca: Ministria e ka shqyrtuar me vëmendje dispozitën e ligjit. E kemi vlerësuar në fakt se përtej debateve politike ka propozim konkret për fermerët dhe bujqësinë. Kemi analizuar çdo dispozitë. Nuk do ndalem në detaje. Është e vërtetë që ligji i 2007 ka nevojë për ndryshime. Një rrugë është që të përgatisnim amendimin pjesor, apo të kryejmë një rishikim tërësor. Mendoj që e dyta është e duhura. Duhet përafrim me BE. Ndërhyja në ligjin e ri duhet parë për zhvillim të vazhdueshëm. Bujqësia jonë është në fazë zhvillimi dhe rritje. Qëllimi kryesor duhet të jetë politikë publike dhe fonde të vëna në dispozicion. Ndërkohë që si përfitues, bëjmë të mundur ndërhyrje në ferma.

 

Sondazh

Poll