Bota

NATO vendos forca në krahun lindor, Stoltenberg: Ukraina ka nevojë për mbështetje

Udhëheqësit do të mblidhen në Madrid këtë muaj për të nënshkruar një mori vendimesh kyçe, duke përfshirë mënyrën se si të rritet prania e aleancës në lindje dhe të mbështesë më shumë Ukrainën. 

16 Qershor 2022, 08:45 Nga j.c
NATO vendos forca në krahun lindor, Stoltenberg: Ukraina ka nevojë
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg të mërkurën njoftoi se NATO po përgatitet të vendosë më shumë armë dhe trupa përgjatë kufirit të saj lindor për herë të parë që nga përfundimi i Luftë së Ftohtë. Udhëheqësit do të mblidhen në Madrid këtë muaj për të nënshkruar një mori vendimesh kyçe, duke përfshirë mënyrën se si të rritet prania e aleancës në lindje dhe të mbështesë më shumë Ukrainën. 

Sipas mediave të huaja, në faqen zyrtare të NATO-s thuhet se Stoltenberg ka thënë se me vendosjen e mbi 40 mijë trupave në krahun lindor, do të mundësohet një përgjigje më e shpejtë nga aleanca në rast të një kërcënimi.

"Do të kemi më shumë prezencë, sidomos në Lindje, më shumë prani të formacioneve luftarake. Do të kemi më shumë paisje të para-pozicionuara. Unë mendoj se lufta në Ukrainë ka treguar nevojën për furnizime. Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, do të kemi forca të paracaktuara në vende specifike në Lindje, të lidhura me planet tona të mbrojtjes”-ka thënë Stoltenberg.

Ai gjithashtu ka thënë se në këtë drejtim po punohet me Gjermaninë, ndërkohë janë duke pritur që aleatët tjerë të bëjnë oferta të ngjashme në mënyrë që të mbrohen territoret e Ukrainës.

jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll