Politike

Integrimi në BE, Rama-Zelenskyyt: Statusi i vendit kandidat s’është gjë, do e kuptoni pasi ta merrni

Duke folur gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Rama tha se pasi ta merrni statusin kandidat do e kuptoni që nuk është gjë e madhe.

15 Qershor 2022, 19:52 Nga I.A,F.M
Integrimi në BE, Rama-Zelenskyyt: Statusi i vendit kandidat
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka shkuar në Ukrainë, për të treguar mbështetjen që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në BE. Duke folur gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Rama tha se pasi ta merrni statusin kandidat do e kuptoni që nuk është gjë e madhe.

"Gjendemi këtu për të shprehur mbështetjen e plotë në emër të popullit të Ukrainës që t’ju japin statusin e vendit kandidat. Jemi shumë të lumtur që t’i bashkojmë emrat tanë me tuajin në këtë deklaratë të përbashkët. Nuk duam që askush të spekulojë me faktin që BE-ja nuk e ka mbajtur fjalën për ne dhe ndoshta nuk do të ndihemi mirë që realizon diçka për Ukrainën. Nuk është kështu. Natyrisht ne nuk jemi të kënaqur me BE-në dhe ky nuk është sekret, por jemi të angazhuar në rrugën drejt Evropës. Nga ana tjetër e kuptojmë dhe këtë dëshirë të zjarrtë të Ukrainës që ta keni këtë gjë tani. Pasi ta merrni statusin, do të përballeni me realitetin që s’është aq shumë sa mendoni se ishte para se ta kishit, por mirë është që ta keni. Jam krenar të ndaj me ju që Shqipëria si anëtare e Këshillit të Sigurimit është tejet e privilegjuar që t’i japë zë rreth tryezës për shqetësimet e popullit ukrainas për një paqe të drejtë. Më lini t’ja kaloj fjalën Dritanit," tha Rama.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Ata kanë takuar presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyy. Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

edi rama edi rama ne kiev

Sondazh

Poll