Politike

Rama në konferencë me Zelenskyyn: Hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme

Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin Volodymyr Zelensky, Rama tha se përmasat e tmerrit në Ukrainë janë të mëdha dhe se vendi ynë nuk ka mundësi për të ndryshuar fatin e luftës.  

15 Qershor 2022, 19:45 Nga I.A,F.M

Rama në konferencë me Zelenskyyn: Hezitoja të vija sepse

KIEV- Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyet se përse ka hezituar të shkonte në Ukrainë. Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin Volodymyr Zelensky, Rama tha se përmasat e tmerrit në Ukrainë janë të mëdha dhe se vendi ynë nuk ka mundësi për të ndryshuar fatin e luftës.  

"Dëshmojmë integritetin dhe solidaritetin tonë të plotë për popullin e Ukrainës. Siç ua dhashë, personalisht hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme. Mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte, nuk është aspak e mjaftueshme, por në të njëjtën kohë, nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës suaj dhe nuk mund të mos isha këtu me ju. Jam mirënjohës për mikrpitjen bujare dhe për dëshirën për të ndarë me ne një pjesë të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove," tha Rama.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Ata kanë takuar presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyy. Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

edi rama edi rama ne kiev

Sondazh

Poll