Aktualitet

Ngordhën 4 200 rosa në Divjakë, banorët i groposën, përfunduan vetë në spital

Banorët e fshatit Mizë në Divajkë janë karantinuar. Shkak është bërë përkeqësimi i gjendjes së tyre pas kontaktit me rosat e ngordhura.

15 Qershor 2022, 14:32 Nga A.B
Ngordhën 4 200 rosa në Divjakë, banorët i groposën,
Rosat ne Divjake

FOTO- Ngjarje e rëndë në Divjakë. Fermerët në fshatin Mizë të Divjakës, i erdhën në ndihmë biznesmenit Ardian Bakiu për të groposur 4 200 rosa të cilat kishin ngordhur mirëpo pas kontaktit me to, përfunduan në spital. Abcnews raporton se banorët u shtruan në spital pasi shfaqën simptomat: temperaturë e lartë dhe këputje në trup.  Bakiu tregon se banorët e fshatit që i erdhën atij në ndihmë përfunduan menjëherë në spital dhe, vetëm një ditë më von edhe ai.

“Më kanë ngordhur 4 200 rosa këtu. Gjithçka nisi në fillim të muajit dhe deri më tani. Thirra disa bashkëfshatarë këtu që të më ndihmonin dhe pas kësaj ata përfunduan në spital me temperaturë të lartë. Edhe unë kam 4-5 ditë me temperaturë që shkon deri në 40 gradë Celsius. Nuk e di çfarë ka ndodhur pasi nuk kanë dalë ende me një përfundim pas marrjes së mostrave nga ferma ime”, shprehet Ardiani.

Ai rrëfeu se gjatë ditës së sotme në fermë kanë shkuar një grup nga Drejtoria e Veterinerisë së Fierit, të cilat kanë vënë të gjithë zonën në karantinë duke bërë ndërkohë edhe zhvarrosjen e shpendëve të ngordhur.

Erdhën të bëjnë zhvarrosjen ata të drejtorisë së Veterinerisë së Fierit, ndërkohë që nga bashkia me kanë sjellë vetëm një sasi uji pak ditë më parë. Askush tjetër nuk ka ardhur të më ndihmojë. Unë po, të gjithëve me infeksion. Po se çfarë infeksioni është nuk e dimë. Me temperaturë të gjithë. Kaluam 5 ditë temperaturë dhe u regulluam. Unë jam dita e katërt. Erdhën 19 veta që bënë zhvarrimin e shpendëve në fermën time. Zonën e vunë në karantimin. Duam të na subvencionojë shteti," është shprehur ai. 

Përgjegjësi i sektorit veterinar për qarkun e Fierit, Andon Çuko tha se nga analizimi i mostrave në laboratorin veterinar rezulton se shpendët ujorë kanë ngordhur nga salmonela. Duke folur pwr Report Tv, ai ka deklaruar se është kryer groposja, dezinfektimi dhe ferma është vënë në karantinë. Sa i përket kërkesës për dëmshpërblim, Çuko thekson se salmonela është sëmundje bakteriale, prezente nëpër ferma që trajtohet me antibiotik, ndaj ligji nuk parashikon dëmshpërblim për këtë rast.

“Kemi marrë njoftim më datë 7 qershor nga veterineret e zonës së Divjakës se ka pasur dëmtime në fermën e Ardian Bakiut. Ai mbarështon rika të moshës 2-4 javëshe, që i mban në rezervuar. Fillimisht njoftimi ishte për 300 krerë të ngordhura dhe u dyshua për intokacion (helmim) nga kastravecë të dekompozuar. Në ditët në vijim vazhduan ngordhjet dhe morëm mostra dhe i dërguar në Laboratorin Qendror të Veterinarisë në Tiranë. Konfirmimi i analizave ka ardhur, rezulton se shpendët ujor kanë ngordhur nga salmonela. Kemi kryer groposjen dhe dezinfektimin, kemi shpallur fermën zonë karantinë sipas të gjithë protokollit veterinar. Kjo është sëmundje bakteriale, prezente nëpër ferma (pra sëmundje bakteriale e zakonshme që mjekohet me antibiotik). Nuk ka përhapje në fermat e banorëve të tjerë, për shkak të shtrirjes gjeografike sepse rezervuari është larg nga zona e banuar. Subvencion Bakiu nuk përfiton, nuk e parashikon ligji për këtë lloj sëmundje”, tha ai.

divjake 4200 rosa te ngordhura

Sondazh

Poll