Aktualitet

Arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim, sulmoi fizikisht një person në Tiranë

Ndërkohë Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e një 17-vjeçari të identifikuar me inicialet S. N., 17 dhe M. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi

15 Qershor 2022, 12:30 Nga j.c
Arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim, sulmoi fizikisht
Foto ilustruese

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një nga tre personat e arrestuar është një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 13.06.2022, ka goditur me grusht një bashkëmoshatarë dhe më pas e ka detyruar të tërheqë kallëzimin e bërë ndaj tij.

Ndërkohë Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e një 17-vjeçari të identifikuar me inicialet S. N., 17 dhe M. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshm,e procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. K., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 13.06.2022, ka goditur me grusht shtetasin B. Xh. dhe e ka kanosur atë për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve S. N., 17 vjeç dhe M. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestohet tiranë

Sondazh

Poll