Aktualitet

"Unë nuk e detyrova atë", shqiptari mohon akuzat e përdhunimi të 20-vjeçares jashtë diskotekës në Itali

Shqiptari, i cili dëshmoi të hënën para gjykatësit, tha se nuk e detyroi të renë që të kryente marrëdhënie seksuale por se ishte një raport konsensual.

15 Qershor 2022, 12:43 Nga d.a
"Unë nuk e detyrova atë", shqiptari mohon akuzat e
Policia italiane

ITALI- 22-vjeçari shqiptar i arrestuar të dielën e 12 qershorit nga karabinierët e Cattolica për përdhunimin e një 20-vjeçareje, hedh poshtë të gjitha akuzat.

Sipas mediave vendase, shqiptari, i cili dëshmoi të hënën para gjykatësit, tha se nuk e detyroi të renë që të kryente marrëdhënie seksuale por se ishte një raport konsensual.

Është një dhunë anormale për ne. Vajza nuk kishte gërvishtje apo shenja lëndimi. Urgjenca në fakt konfirmon denoncimin, por jo dhunën”, tha avokati i tij, i cili kërkoi lirimin e tij dhe arrestin shtëpiak me byzylyk, për të lejuar që 22-vjeçari të vazhdojë punën e tij të rregullt si murator. Gjyqtari nuk ka marrë ende një vendim.

E reja, e dëgjuar sërish nga karabinierët, konfirmoi versionin e parë të fakteve. Ajo e përkufizon veten si të shkatërruar, por e lumtur që ka gjetur guximin për të raportuar duke thënë se të gjitha vajzat që përjetojnë dhunë duhet ta bëjnë këtë. 

“I besova atij: Mendova se muzika ishte shumë e lartë në klub dhe ai thjesht donte të fliste në një vend më pak të zhurmshëm. Ai më dukej si një djalë i mirë dhe në vend të kësaj u kthye në një përbindësh. Unë nuk kisha asnjë interes për të dhe nuk mund ta imagjinoja që ai kishte këto synime”, tha e reja e sulmuar. 

E gjithë ngjarja i referohet datës 11 qershor ku 20-vjeçarja tha se takoi shqiptarin, me banim në Vallefoglia, në provincën Pesaro-Urbino, brenda restorantit, ndërsa të dy ishin në shoqërinë e miqve të tyre përkatës. Ai do ta kishte bindur atë të largohej nga klubi i natës dhe më pas do ta tërhiqte me forcë në një nga rrugët që të çojnë në parking. Aty dyshohet se 22-vjeçari tentoi ta puthte dhe e përqafoi dhe kur ajo nuk pranoi, ai e përdhunoi. Vajza tha se iu lut që të ndalonte, derisa arriti të çlirohej dhe të kthehej tek miqtë e saj brenda drestorantit, të cilët lajmëruan karabinierët.

 

policia italiane itali

Sondazh

Poll