Aktualitet

Dumani mori porosi ta vriste, merret në mbrojtje oficeri i policisë

Oficeri, që për arsye sigurie nuk është identifikuar me emër dhe as iniciale, dyshohet se ishte shënjestra e Nuredin Dumanit, i cili kishte marrë porosi për ta eleminuar.

15 Qershor 2022, 14:29 Nga A.B
Dumani mori porosi ta vriste, merret në mbrojtje oficeri i policisë
Nuredin Dumani

TIRANË- Një oficer policie është marrë në mbrojtje nga policia e shtetit. Oficeri, që për arsye sigurie nuk është identifikuar me emër dhe as iniciale, dyshohet se ishte shënjestra e Nuredin Dumanit, i cili kishte marrë porosi për ta eleminuar. Madje, me marrjen e porosisë, do të eliminohej nga vrasësi me pagesë.

Efektivi i marrë në mbrojtje ka qenë më herët me detyrë oficer në Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erion Alibej. 

Nuredin Dumani ka nxjerrë edhe 100 emra të personave të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në disa qytete, e një pjesë e këtyre emrave, janë arrestuar dhe shpallur në kërkim me vendim gjykate, ndërsa për pjesën tjetër vijohet të hetohet në çdo moment. 

Të penduarit e drejtësisë, Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë treguar edhe anëtarët e grupit të armikut të përbetuar Talo Çelës, që vijon të qëndrojë prej disa vitesh në arrati. Ndërkohë që herën e parë të gjithë “VIP-at” shpëtuan, edhe pse gjithsej ishin prerë 32 urdhër-arreste, 18 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 14 të tjera janë shpallur në kërkim.

nuredin dumani

Sondazh

Poll