Aktualitet

Zhduken dy vëllezërit në Shkodër, nëna: Kanë 2 javë që s'kthehen në banesë

Vëllezërit janë zhdukur që prej 1 Qershorit.

15 Qershor 2022, 12:50 Nga A.B
Zhduken dy vëllezërit në Shkodër, nëna: Kanë 2
Policia Shkodër

SHKODËR- Prej dy javësh, dy vëllezër të mitur janë zhdukur nga banesa. Nëna e tyre, Donika Kola ka denoncuar në polici zhdukjen e djemve të saj. Fëmijët, K.P 17-vjeç dhe K.P 15-vjeç, u larguan më 1 Qershor nga banesa e tyre në lagjen 'Skëndërbeg', duke u larguar në drejtim të paditur. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit  K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

zhduken 2 te mitur ne shkoder shkoder donika kola

Sondazh

Poll