Aktualitet

Dhunonte dhe abuzonte seksualisht ish-gruan, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

Të shtunën e kaluar, më 11 qershor, policia e shtetit të Gallarates arrestoi 41-vjeçarin, banues në qytet, për episode të shumta keqtrajtimi në familje, lëndime të rënda, dhunë seksuale dhe shkelje të detyrimeve të ndihmës familjare.

15 Qershor 2022, 12:37 Nga d.a
Dhunonte dhe abuzonte seksualisht ish-gruan, arrestohet 41-vjeçari
Policia italiane

ITALI- Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për keqtrajtim dhe dhunë ndaj ish-bashkëshortes në Gallarate.

Sipas mediave vendase, të shtunën e kaluar, më 11 qershor, policia e shtetit të Gallarates arrestoi 41-vjeçarin, banues në qytet, për episode të shumta keqtrajtimi në familje, lëndime të rënda, dhunë seksuale dhe shkelje të detyrimeve të ndihmës familjare. Burri ndodhet tani në paraburgim siç u vendos nga gjyqtari hetues i gjykatës së Busto Arsizio.

Në fund të muajit maj, një e re shqiptare u paraqit në komisariat për të denoncuar ish-bashkëshortin e saj, duke u thënë agjentëve se kishte pësuar abuzime, lëndime fizike, poshtërime dhe ngacmime që nga momenti i fejesës.

Gruaja vazhdoi rrëfimin e saj, duke nënvizuar se edhe pasi u arrit ndarja, burri nuk e kishte braktisur shtëpinë e tij siç i ishte vendosur nga gjykata civile e Busto Arsizio dhe nuk e kishte paguar asnjëherë detyrimin ushqimor për mbajtjen e dy fëmijëve, duke vazhduar në vend të kësaj, ngacmimin ndaj saj.

Hetuesit, të koordinuar nga Prokuroria Publike e Busto Arsizio, më pas nisën hetimin e çështjes, duke mbledhur prova të pakundërshtueshme për pretendimet e gruas. Sistemi i provave i vënë në dispozicion të prokurorit përgjegjës për hetimet, i ka mundësuar këtij të fundit të kërkojë dhe të marrë nga gjyqtari hetues çështjen e masës shtrënguese e cila u krye me shpejtësi nga policia gjyqësore e komisariatit. Shqiptari tani po mbahet në burgun e Busto Arsizio.

arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll