Aktualitet

Kapen 1 ton kokainë në San Paolo! Shqiptari 'koka' e grupit, arratiset drejt Bolivisë (E PLOTË)

Altin Drimadha është shpallur në kërkim. Shqiptari dyshohet si koka e trafikut të drogës në Brazil. Policia ka sekuestruar në total, në banesë dhe jaht 1000 kg kokainë e pastër (350 kg në Sao Paulo, 650 kg në jaht).

15 Qershor 2022, 13:48 Nga A.B
Kapen 1 ton kokainë në San Paolo! Shqiptari 'koka' e grupit,
Kokainë

TIRANË- Megaoperacion me 1000 kg kokainë! 350 kg është sekuestruar nga Policia e Brazilit mëngjesin e 7 qershorit. Lënda narkotike mendohet se posedohej nga shqiptari Altin Drimadha, i cili është shpallur në kërkim. E po ashtu, edhe "bossi", poseduesi i vërtetë i kokainës së kapur. Policia braziliane çarmatosi fillimisht dy vendasit që e ruanin, ndërsa droga ishte e paketuar nëpër kuti 'Louis Vuitton', që mesa duket ishte shenjë dalluese për marrësin në Shqipëri. Bashkë me kokainë, u kap edhe 230 mijë dollarë.  

Ndërkohë që në një jaht në Portugali u sekuestrua 650 kg kokainë të tjera, po ashtu që dyshohet se kishin lidhje me Drimadhën. Megjithatë gjatë aksionit, pasi u kapën rreth 1000 kg kokainë, e paketuar me logon e Louis Vuitton. Përveç tij, i përfshirë është edhe një tjetër shqiptar që rezulton i përfshirë në disa krime në Australi. Ky i fundit, është identifikuar nga tatuazhi që ka në trup, por mediat ende nuk i kanë zbuluar emrin. Megjithatë ai dyshohet të jetë kreu i organizatës me bazë në Australi, por me nisjen e aksionit dyshohet se shqiptari ka kaluar kufirin e Brazilit dhe ndodhet në Bolivi.

Policia Federale e Brazilit (PF) në bashkëpunim me hetuesit e DEA-s prej disa kohësh po hetonin, ndiqnin dhe kryenin një sërë hetimesh për shqipëtarin, madje dhe i kanë gjetur vendin ku fshihej në Sao Paulo, i mbrojtur nga lagjet e Bandave. Mirëpo në momentin që hynë në zonë për ta prangosën dhe pasi çarmatosën 2 burra që ndodheshin brenda shtëpisë. Në shtëpinë e tij u gjetën 350 kokainë dhe paratë. Po ashtu, u gjetën edhe 2 telefona celularë të koduar, 2 pushkë AK 47, një USB me një video ku bashkëpunëtorët e Altin Drimadhës kishin filmuar qartë operacionin e ngarkimit në portin e Sao Paulos, të një sasie të pacaktuar kokaine në atë kohë, pra si, kur, në cilën varkë, ku dhe me çfarë kodi e kishin fshehur drogën. Nga aty, u zhvillua aksioni për jahtin me kokainë.

Ekspertët e policisë federale braziliane me të gjetur USB-në e analizuan përmbajtjen e videos u identifikua jahtin Oceanic Panfilo, zbuluan se ai lundronte me flamur maltez, zbuluan që fillimisht ishte nisur muaj më parë nga porti i Monte Carlo me 13 persona në bord, duke përfshirë një ekuipazh prej 7 personazh dhe një grup prej 6 studentësh të filozofisë. Të gjithe ishin të apasionuar pas Mesdheut dhe kishin fituar një bursë nga një universitet në Australi. Sipas itinerarit të bërë, ata lundruan në fillim gjatë vijës bregdetare spanjolle, më pas përmes ngushticës së Gjibraltarit dhe rreth ishujve Kanarie, për t'u nisur më në fund në Oqeanin Atlantik, duke synuar portin e shtetit të Sao Paulos si destinacionin e tyre përfundimtar. Po ashtu, rruga shtesë detare Sao Paulo-Lisbonë e zbuluar brenda përmbajtjes së USB-ve që u mundësoi autoriteteve braziliane të lajmëronin menjëherë homologët e tyre portugez për të kapur, ndalur dhe kontrolluar jahtin gjatë ndalesës së tij në Lisbonë, përpara se të lundronin nëpër oqeane për të zbritur përfundimisht në Brisbane, Australi, në gusht, sipas planit.

Më 8 qershor, sapo ky i fundit hyri në ujërat ndërkombëtare portugeze të Oqeanit Atlantik, Njësia e Kontrollit Bregdetar të Gardës Kombëtare Republikane mbërriti me mjetet ujore ushtarake, duke pohuar juridiksionin e saj mbi ndalimin e menjëhershëm të jahtit, arrestoi trembëdhjetë personat në bord dhe menjëherë kërkuan provat materiale të përmbajtjes së siguruar të filmimit. Por është shqiptari i paidentifikuar ai që kërkohet, pasi dyshohet se koordinon trafikun në nivelin më të lartë. Ai dyshohet se ka një të kaluar kriminale domethënëse në Australi që mund të kontribuojë në zbulimin e tablosë më të madhe. I përfshirë në vepra jashtëzakonisht të dhunshme, të lidhura me krimin e organizuar, të kryera nga bandat e të motoçikletave të Adelajdës.

350 kg kokaine ne brazil altin drimadha

Sondazh

Poll