Politike

FOTO- Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev, rrethohen nga ushtria

Abazoviç deklaron se së bashku me Ramën, do të ofrojnë mbështetjen për qytetarët e Ukrainës. 

15 Qershor 2022, 08:55 Nga A.B
FOTO- Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev, rrethohen nga
Rama dhe Abazovic

KIEV- Kryeministri malazaez, Dritan Abazoviç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbërritur në Kiev. Lajmi është bërë i ditur nga Abazoviç, i cili ka ndarë dhe pamje nga mbërritja e tyre. Rama shihet i veshur me një kostum të zi, ndërsa Abazoviç mban veshur xhinse dhe xhaketë. Nuk dihet nëse liderët do të pajisen me rroba ushtarake pasi zona është nën pushimin e forcave ruse, që po vijojnë luftën prej 112 ditësh. 

Abazoviç shkruan se së bashku me Ramën, do të ofrojnë mbështetjen për qytetarët e Ukrainës. 

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Tëitter.

Ata do të takohen me Presidentin e Ukrainës, Zelenskyy, dhe Kryeministrin ukrainas si dhe do të vizitojnë disa nga zonat më të goditura nga luftimet.

edi rama ne kiev edi rama dritan abazoviç

Sondazh

Poll