Politike

PD ndan TURNET tek Teatri, në listë edhe Arben Ristani, Grida Dumën e gjeni sot (GRAFIKU)

27 Korrik 2019, 08:50 Nga DOSJA
PD ndan TURNET tek Teatri, në listë edhe Arben Ristani, Grida

TIRANË- Me organizimin e protestës tek Teatri Kombëtar, Partia Demokratike mobilizon strukturat për t’u atashuar pranë Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Dosja.al ka siguruar grafikun e plotë me oraret që duhet të qendrojnë të gjithë përfaqësuesit e PD.

 

 

Bie në sy në listë, emri i Arben Ristanit, i cili dje u shpreh hapur kundër Lulzim Bashës dhe vendimit për djegien e mandateve.

Në listë janë emrat e të gjithë anëtarëe të Këshillit Kombëtar të PD, ku spikatin Edi Paloka, Endri Hasa, Astrit Veliaj, Belind Këllici, Grida Duma, Halim Kosova, Gert Bodgani e Tritan Shehu.

Tabelat e grafikeve

Partia Demokratike nënshkroi një marrëveshje me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe u zotua se PD do të punojë që Teatri të mos shembet. Një nga pikat e marrëveshjes ishte edhe shpallja e godinës ‘monument kulture’.

Nga ana tjetër, qeveria nuk tërhiqet dhe kryeministri Edi Rama, thekson çdo ditë se Teatri do të shembet dhe do të ndërtohet një i ri dhe modern.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ngujimi te teatri protesta te teatri lulzim basha ngujimi te teatri protesta te teatri

Sondazh

Poll