Aktualitet

Aleanca firmos marrëveshjen me PD për mbrojtjen e Teatrit

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe Partia Demokratike kanë nënshkruar sot marrëveshjen mes tyre për moslejimin e shembjes së dy teatrove.

Marrëveshja është firmosur nga Lulzim Basha në emër të të gjithë opozitës së bashkuar dhe nga përfaqësues të artistëve. Kjo marrëveshje ka 6 pika kryesore, ku theksohet se nuk do të lejohet shembja e godinës; do të anulohet ligji special; kompleksi i teatrove do të shpallet “Ansambël Monument Kulture”, do të vijojë deri në fund beteja dha PD do të mbështes gjithmonë Aleancën si dhe do të vihen para përgjegjësisë të gjitha ta që donin të shembenin teatrin.

Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur sheshi i Teatrit Kombëtar dhe atij eksperimental ësthë kthyer në një shesh proteste, dhe jo më larg se 48 orë më parë nisi rrethimi i godinës me policë, pasi shumë shpejt mund të nis dhe shembja e ndërtesave.

Shto Koment