Politike

Veliaj nxjerr pamjet: Si futet shiu në zyrën e drejtorit të TK. Reagon Gent Zenelaj: Kërko falje, fajin e keni ju (VD)

27 Korrik 2019, 06:25 Nga DOSJA
Veliaj nxjerr pamjet: Si futet shiu në zyrën e drejtorit të TK.

Tiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i prerë se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet.

Në një postim në Instagram ai ka publikuar, ku sipas tij në zyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar, pikon shiu nga tavani. “Shkurt, 2019): Një ditë normale pune në hapësirën më të mirë të teatrit aktual… zyrën e drejtorit!”, shprehet Veliaj, teksa nxjerr edhe videon.

I menjëhershëm ka qenë edhe një reagim i aktori Gentian Zenelaj, që sipas tij kreu i bashkisë së Tiranës minimalisht duhet të kërkojë falje për gjendjen që është katandisur teatri.

Reagimi i plotë:

Paske nxjerrë zyrën e drejtorit të TK o Erion….po zyrën tënde pse nuk e nxorre???zyrën e Kapitenit tënd pse nuk e nxorre…zyra me biçkikleta..tapete..shatërvanë..vazurina..qelqurina..zhgarravina…..Po Erion kështu e katandisi politika juaj zyrën e drejtorit te TK.Si të majtë dhe të djathtë…këta jeni ju.Kaq respekt keni për ne.Por po të them që dhomat tona të zhveshjes janë akoma më keq…por jo se e ka fajin Teatri.Fajin e keni ju…Ti..Kapiteni jot..ai përpara kapitenit.Që nga 1991 e deri tani.Po zyrat mësuesve e profesorëve e docentëve të nderuar mos mendon që i keni bërë më të mira?.I kam parë zyrat e shtetit..dhomat e konsultoreve..dhomat e urgjencave..e pavioneve e gjendjeve civile…por edhe zyrat tuaja i kam parë.edhe të ministrave e zëvëndësministrave ..Minimumi falje duhet të kërkoje me ate video..Ja në ato ambiente punojnë aktorët tanë….Pastaj nëse do krahasojmë edhe shtëpiat.

VIDEO e publikuar nga Veliaj:

 

 

(Shkurt, 2019): Një ditë normale pune në hapesirën më të mirë të teatrit aktual… zyrën e drejtorit!?

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Dy ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj erion veliaj shembja e teatrit gent zenelaj ngujimi tek teatri erion veliaj erion veliaj shembja e teatrit gent zenelaj ngujimi tek teatri

Sondazh

Poll