Politike

30 qershori, KQZ shpall rezultatin zyrtar të zgjedhjeve lokale, Zguri voton kundër

27 Korrik 2019, 08:24 Nga DOSJA
30 qershori, KQZ shpall rezultatin zyrtar të zgjedhjeve lokale, Zguri voton

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të shpallur pas 27 ditësh rezultatin zyrtar të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se zgjedhjet ishin me probleme, dhe votoi kundër. Rezultati u votua me 4 vota pro nga anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ, me përjashtim të Zgurit.

Pjesë nga fjala e Klement Zgurit:

Vendimi i sotëm, thjesht formalitet. Këto zgjedhje janë me konflikt të madh politik. Mosmarrëveshjet do të vijojnë edhe pas miratimit të rezultatit. Zgjedhjet nuk janë vetëm një moment ligjor por edhe ngjarje politike. nuk mund t’i ndajmë. Kjo iu jep një peshë më të madhe. Brenda zgjedhjeve përfshihen interesa të ndryshme. Është një formalitet pasi vendimi i sotëm është shoqëruara paraprakisht me një sërë aktesh të tjera që janë përfundimtare dhe të formës së prerë. këto zgjedhje janë shoqëruar nga një konflikt i madh politik. mosmarrëveshjet do vazhdojnë edhe pasi ne të zyrtarizojmë rezultatin.
Përmes votës sonë, merr një rëndësi tjetër. Vota nuk kthehet thjesht formale. konflikti nuk është preokupimi jonë, preokupimi im është se përmes votës sonë kemi dhënë edhe një notë për sjelljen e KQZ. Besoj se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën. Vota për këtë proces sigurisht që ngelet votë edhe për punën e KQZ. Me keqardhje them, e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ por ndonjëherë dhe mungesës së dinjitetit të saj për mua është e pamundur të japë një notë kaluese. Do votoj kundër. Dua që e gjithë kjo performancë të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Më duhet të them, unë nuk bija dakord me shumicën, me kolegët e mi. Shpresoj shumë që kolegët e mi t’i thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë.

Miratimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga KQZ vjen në një kohë kur kriza politike është fokusuar tek lirimi i zyrave nga kryebashkiakët e djathtë në bashkitë e drejtuara nga PD. Prova e parë u shënua dje në Devoll, ku pavarësisht se kryetari aktual i bashkisë, Bledjon Nallbati nuk lejoi betimin e kryetarit të ri në ambientet e bashkisë, Eduart Duro pasdite hyri në zyrë me forcë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri rezultatet e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 klement zguri rezultatet e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll