Politike

Negociatat me BE-në/ Ambasadorja franceze zbardh bisedën e Ramës me Macron: Asgjë s’është mbyllur, ka kohë deri në tet

27 Korrik 2019, 06:34 Nga DOSJA
Negociatat me BE-në/ Ambasadorja franceze zbardh bisedën e Ramës

Korçë- Për negociatat me Bashkimit Europian, ambasadorja franceze, Christine Vasac nga Korça ka deklaruar se 3 ditë më parë kryeministri Edi Rama ka folur në telefon me Presidentin Macron dhe sipas saj nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohë deri ne muajin tetor. Ajo ka theksuar se deri në muajin tetor mund të ndodhin shumë gjëra.

“Edhe njëherë nuk më takon mua të prononcohem me këtë temë, ashtu sic mund ta dini para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit Macron me zotin Rama, kjo është diçka e mirë, pozitive, unë nuk mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por e vlerësoj. Ju duhet ta dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian. Politika është gjithashtu,te gjithë njerëzit, ju po më drejtoni pyetjen mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë nuk di tu them por edhe me Francën nuk di tu them diçka,por nuk është diçka e mbyllur.

Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohë deri ne muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor. Në lidhje me këtë do doja t’u drejtoheshit fjalimit në Serbi të Macron, aty ka gjëra të rëndësishme që kanë për të ndryshuar. Ju e dini por edhe unë po e përsëris, Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian. Ashtu si Fenixi ne rilindim nga hiri dhe në lidhje me Shqipëinë, Shqipëria nuk është duke u djegur”, u shpreh Vasac.

Ndërsa për krisën politike në vend se nuk janë diplomatët e huaj që zgjidhin krizën politike në vend.

“Për politikën shqiptare asnjëherë nuk themi asnjëherë, nuk mund ta fsheh të gjithë e dimë që situata është e tillë jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz te arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t’i japë një zgjidhje kësaj situate,por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.”, tha ajo. 

Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatate BE-së me Shqipërinë. Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Bundestagu gjerman, si Holanda, janë shprehur kundër  hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadorja franceze edi rama negociatat me be-në telefonaca rama macron ambasadorja franceze edi rama negociatat me be-në telefonaca rama macron

Sondazh

Poll