Politike

Përçarje mes PD dhe LSI? Vasili: Jemi gati të ulemi me Ramën për të zgjidhur krizën

26 Korrik 2019, 19:13 Nga DOSJA
Përçarje mes PD dhe LSI? Vasili: Jemi gati të ulemi me

TIRANË- Ish- kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se për të zgjidhur krizën në vend, duhet rikthimi i shtetit ligjor.

I ftuar në studion e “Ditari” në A2 CNN, Vasili u pyet nëse do të ishte e gatshme opozita që për të zgjidhur krizën politike në të cilën ndodhet vendi, të ulet në një tryezë me Edi Ramën.

 “Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste dhe kriza do të zgjidhet mes opozitës dhe PS-së.

Unë shpreh vullnetin tim që zgjidhja të marrë fund sepse pasojat e krizës i vuan Shqipëria dhe ekonomia e saj.

Duhet rikthim i shtetit ligjor. Kriza e zgjatur del jashtë kontrollit dhe të dëmtuarit janë gjithmonë qytetarët”, u shpreh Vasili. 

Gjatë bisedës në studio, Vasili theksoi se kjo nuk përbën një ndarje pikëpamjesh me Partinë Demokratike:

Me PD-në nuk kemi pasur asnjë ndarje për çështje të mëdha të karakterit parimor. Mendojmë njëlloj që kriza duhet zgjidhur, ndërmjetësimi ndërkombëtar është i mirëpritur dhe në 13 tetor të shkojmë të mbajmë zgjedhje dhe t’i heqim damkën e votimeve vendit tonë”, tha ai. 

Sipas Vasilit, zgjedhjet në Shqipëri e kanë një datë të caktuar nga presidenti: 13 tetorin.

Duhet të hapen procedurat e zgjedhjeve të 13 tetorit. Vetëm Rilindja e Edi Ramës po i kundërshton dekretet e presidentit.

Meqë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, (Rama) le të ndjekë procedurat për zgjedhjet e ligjshme dhe më pas të ankohet në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe nuk është ankuar dhe kërkon të rrëmbejë pushtetin në tavolinë me votime pa zgjedhje. Siç regjistroi ankim presidenti për teatrin, edhe Edi Rama të ankohet”, deklaroi Vasili në studio. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lsi pd petrit vasili edi rama kriza politike lsi pd petrit vasili

Sondazh

Poll