Politike

Basha nga Delvina: Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten nga qeveria

27 Korrik 2019, 07:30 Nga DOSJA
Basha nga Delvina: Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten nga

Delvinë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me  strukturat e  partisë, ku ka deklaruar se  Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten nga qeveria.

“Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë,papunësisë, mungesës së mundësive.”, është shprehur ai.

Në takimin me demokratët e Delvinës, Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.

“Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit, tha ai.

Kryetari i PD tha se braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe një grusht biznesmenësh dhe kriminelësh, është një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 Qershor. Basha u shpreh se kjo ishte një datë që e vilulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet.

“30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm”- tha kreu i opozitës duke u shprehur mirënjohës për çdo banor të Delvinës që iu bashkua shumicës absolute të 85 përqind të shqiptarëve, të cilët duan ndryshimin.

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se angazhimi i tij madhor është t’ua kthejë mirënjohjen shqiptarëve me vepra konkrete për mirëqenien e tyre, kur PD të marrë drejtimin e vendit.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta deklaroi se 13 tetori nuk zgjidh gjithçka. Ai iu ka bërë sërish thirrje palëve politike që të dialogojnë sa më shpejt pasi nuk ka më kohë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politke lulzim basha delvinë edi rama kriza politke lulzim basha delvinë

Sondazh

Poll