Politike

Bisedime të fshehta për Lëvizjen e Gylen, Rama takon në zyrën e tij ministrin e Brendshëm turk

26 Korrik 2019, 18:16 Nga DOSJA
Bisedime të fshehta për Lëvizjen e Gylen, Rama takon në

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, gjendet në Tiranë në kuadër të takimeve të tij zyrtare me krerët e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Soylu u prit nga zv/ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfot Lamallari, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, si dhe nga përfaqësues tjerë qeveritarë dhe të institucioneve turke në vend, të cilët më pas u drejtuan në Ambasadën e Turqisë në Tiranë.

Pas një brifingu në ambasadën turke, Soylu u nis për në kryeministri ku u prit në takim nga kryeministri Edi Rama.

Në takimin e mbyllur për mediat mes dy delegacioneve të kryesuara nga kryeministri Rama dhe ministri Soylu u diskutua rreth Organizatës Terroriste FETO, luftës kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit.

Në takimin midis delegacioneve i pranishëm ishte edhe ambasadori Yörük dhe kreu i Zyrës për luftën kundër krimit të organizuar (KOM) pranë Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, Resul Holoğlu.

Süleyman Soylu, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, është takuar me edhe homologun e tij, Sandër Lleshaj.

Të dy ministrat janë takuar kokë me kokë në kryeqyetitin Tiranë, pas së cilës kanë zhvilluar edhe takim mes delegacionesh.

Në takimin e mbyllur për mediat mes dy delegacioneve u diskutua rreth organizatës terroriste FETO, luftës kundër krimit të organizuar, çështjeve të migracionit, si dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Marrë nga Anadollu

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama organizata terroriste feto suleyman soylu edi rama organizata terroriste feto suleyman soylu

Sondazh

Poll