Politike

FOTO/ Rama niset me Abazoviçin drejt Kievit, fluturojnë me 'Ismailin'

Do takojnë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

14 Qershor 2022, 16:30 Nga F.M
FOTO/ Rama niset me Abazoviçin drejt Kievit, fluturojnë me
Dritan Abazoviç dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Kievit me homologun e tij në Malin e Zi, Dritan Abazoviç. Të dy janë shihen që kanë pozuar para avionit që mban emrin "Ismail' në nder të Ismail Qemalit. 

"Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelenskyy,"- shkruan Rama krah fotos.

Kryeministri malazel Dritan Abazoviç gjatë një telefonate me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka marrë një ftesë nga ky i fundit për të vizituar Kievin. Abazoviç sugjeroi që bashkë me të, të udhëtojë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Ky i fundit ka refuzuar të shkojë me argumentin se e ka 'axhendën e zënë.

edi rama volodymyr zelenskyy dritan abazovic

Sondazh

Poll