Politike

VD-U arrestua në Itali me 20 kg kokainë, PS për Agim Kajmakun: S'është pjesë e jona

Taulant Balla tha se PS përshëndet veprimet e organeve të policisë dhe drejtësisë, ndërsa 'lan duart' edhe me Kajmakun.

14 Qershor 2022, 11:24 Nga k.m.
VD-U arrestua në Itali me 20 kg kokainë, PS për Agim Kajmakun:
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për mediat këtë të martë është pyetur në lidhje me arrestimin e Aim Kajmakut, i cili u zgjodh nën siglën e Partisë Socialiste në postin e kryetarit të Bashkisë Vorë më 2019. Në një prononcim për gazetarët, Balla tha se PS përshëndet veprimet e organeve të policisë dhe drejtësisë, ndërsa 'lan duart' edhe me Kajmakun. Kjo pasi Balla nuk harroi të përmente se ai prej kohësh nuk ishte pjesë e PS-së.

A ka qëndrim PS për arrestimin e Agim Kajmakut?

Taulant Balla: Sa herë ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet organet e drejtësisë dhe Policisë. Edhe në këtë rast jemi të qartë, ligji duhet të godasë këdo. Agim Kajmaku prej kohësh nuk është më pjesë e Partisë Socialiste. Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë lloj funksioni dhe përfaqësimi tek ne. 

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u arrestua nga policia italiane për trafik droge më 27 maj të 2022. Kur u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij. Tani me kapjen në Itali, për ish-kryebashkiakun, hetimet janë rihapur edhe në Shqipëri. 

taulant balla arrestohet agim kajmaku

Sondazh

Poll