Politike

Komisioni për Reformën Territoriale, Alibeaj mbledh grupin, asnjë përfaqësues i Berishës

Grupi i PD-së pritet të mblidhet sot në orën 15:30 dhe zhvillohet një ditë para se në Kuvend të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.

14 Qershor 2022, 11:19 Nga k.m.

 

Komisioni për Reformën Territoriale, Alibeaj mbledh grupin, asnjë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbledhje me deputetët për Reformën Territoriale. Grupi i PD-së pritet të mblidhet sot në orën 15:30 dhe zhvillohet një ditë para se në Kuvend të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.

Dje u zhvillua mbledhja e parë e deputetëve të PD-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, ku u ra dakord që t’i kërkohet çdo deputeti/je të Grupit që të sjellë me shkrim: (i) Një analizë të problematikave të zonës ku ai është zgjedhur, në nivel bashkie dhe/ose qarku; (ii) Personat, qofshin funksionarë apo ish-funksionarë të PD-së në nivel vendor, apo edhe aktorë të tjerë relevantë, që duhet të konsultohen; dhe (iii) Propozimet e tij/saj për kriteret dhe standardet që duhen aplikuar për ndarjen e re administrative-territoriale të tilla si, por pa u kufizuar në, popullsia, gjeografia, zhvillimi ekonomik, shërbimet ndaj qytetarëve, lidhjet kulturore, historike etj.

Të gjitha materialet e sjella nga deputetët do t’i shërbejnë më pas Grupit të Punës që të hartojë një dokument të sintetizuar të problematikave në nivel bashkie dhe qarku, listën e personave që duhen konsultuar për të mbledhur opinionet e tyre, si dhe kriteret e standardet që duhen mbajtur në konsideratë për ndarjen e re administrativo-territoriale. Mirëpo, bie në sy fakti se në këtë Komision nuk ka asnjë përfaqësues, apo mbështetes së kryedemokratit Sali Berisha.

reforma territoriale enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll