Politike

Zgjerimi i sanksioneve për Ballkanin Perëndimor, Biden zgjat afatin e urdhrit ekzekutiv

14 Qershor 2022, 11:57 Nga k.m.
Zgjerimi i sanksioneve për Ballkanin Perëndimor, Biden zgjat afatin e
Joe Biden

TIRANË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka marrë vendim për zgjerimin e masave të emergjencës për Ballkanin Perëndimor. Siç thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, urdhri ekzekutiv i datës 8 qershor 2021 do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe përtej datës 26 qershor 2022.

”Në përputhje me këtë dispozitë, i kam dërguar Regjistrit Federal për publikim njoftimin e bashkangjitur ku thuhet se urgjenca kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të datës 26 qershor 2001, sipas të cilit janë ndërmarrë hapa shtesë në Ekzekutiv. Urdhri 13304 i 28 majit 2003, dhe i cili u zgjerua në fushëveprimin me Urdhrin Ekzekutiv 14033 të 8 qershorit 2021, do të vazhdojë në fuqi përtej 26 qershor 2022,”- thuhet në njoftim.

Në qershor të vitit 2021, presidenti Joe Biden kishte nënshkruar urdhrin ekzekutiv në të cilin tregoheshin sanksione shtesë, duke përfshirë shënjestrimin e personave që kërcënojnë paqen sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të çdo zonë ose shteti në Ballkanin Perëndimor, si dhe shënjestrimin e atyre që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë ose që janë të përfshirë direkt ose tërthorazi në abuzimin e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu në vitin 2021 Biden kishte zgjeruar kriteret për të adresuar edhe sfidat si korrupsioni dhe veprimtaritë e tjera që pengojnë institucionet dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Sondazh

Poll