Politike

Korrupsioni/ 'Ia thanë në 2006', Lame: Saliut i hyri nga një vesh e i doli nga tjetri

Lame tha se Berishës iu bë e ditur se si mund të zhdukte korrupsionin mirëpo nuk e dëgjoi. 

14 Qershor 2022, 11:47 Nga A.B
Korrupsioni/ 'Ia thanë në 2006', Lame: Saliut i hyri nga
Artan Lame

TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame deklaroi ditën e sotme se në institucionin që ai drejton ka problematika mirëpo janë drejt fundit.  Në konferencën e “Antikorrupsionit” që ka hyrë në ditën e dytë të punimeve të saj, kreu i “Kadastrës” bëri një krahasim me vitin 2006, kur në qeveri ishte Sali Berisha. Duke folur për korrusionin, Lame tha se Berishës iu bë e ditur se si mund të zhdukte korrupsionin mirëpo nuk e dëgjoi. 

“Në vitin 2006 Saliu do bënte ligjin e legalizimeve dhe solli Desoton atë ekspertin e madh nga Amerika Latine, që është vërtetë i madh. Dhe një nga gjërat që ai i tha, por që se di i hyri nga një vesh dhe i doli nga tjetri, është kjo. Se zhdukja e korrupsionit ka të bëjë me faktin se gjëja është në dorë të nënpunësit, po dua ta jap po s’dua ta jap. Sa më pak të ketë në dorë nënëpunësi aq më shumë ulet korrupsioni. Sa më shumë të ketë në dorë nënpunësi aq më shumë i dorëzohet qytetari atij. Dixhitalizimi i arkivave të kadastrës, këtë tregon që i kemi larguar ata dua ta jap, s’dua ta jap”, shtoi ai.

 

 

 

 

artan lame sali berisha

Sondazh

Poll