Politike

VD-“61 bashki janë shumë, i paguajmë kot”/ Balla: Data për zgjedhjet lokale? Nga 15 prilli-15 maj

Taulant Balla u shpreh se në optikën e tij 61 bashki janë shumë, pasi bashki të vogla shumë afër njëra-tjetrës, e si rezultat duhet që të pagujanë 2 administrata kot.

14 Qershor 2022, 11:27 Nga k.m.
VD-“61 bashki janë shumë, i paguajmë kot”/ Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla deklaroi nga selia e Kuvendit këtë të martë opinionin e tij personal në lidhje me ndarjen e re territoriale të vendit. Në një fjalë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se në optikën e tij 61 bashki janë shumë, pasi bashki të vogla shumë afër njëra-tjetrës, e si rezultat duhet që të pagujanë 2 administrata kot.

“Nëse më pyesni mua jo si Kryetar i Grupit Parlamentar, por si deputet dhe qytetar për mua edhe 61 janë shumë. Bashki të vogla shumë afër njëra tjetrës që mbajnë dy administrata kot, por ky është mendimi im personal,"- tha Balla.

Balla zbuloi gjithashtu se zgjedhjet e ardhshme lokale mund të mbahen mes datave 15 prill dhe 15 maj.

“Të mos harrojmë se zgjedhjet e qeverisjes vendore nuk kemi asnjë lloj problematike. Që do të thotë se çdo gjë është gati, në kuptimin e kuadrit zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjes së qeverisjes vendore në pranverën e ardhshme. Nëse përllogaritim afatet kur është konstatuat Këshilli i fundit Bashkiak, unë besoj se mes 15 prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshëm mund të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale vitin tjetër,”-shtoi ai.

taulant balla reforma territorale

Sondazh

Poll