Politike

Tkurret numri/ Reforma Territoriale, Alibeaj mbledh grupin, kush janë deputetët që i shkuan në takim

Grupi i PD-së është duke zhvilluar një mbledhje pasditen e sotme që ka nisur në 15:30, ndërsa në mbledhje marrin pjesë 16 prej tyre.

14 Qershor 2022, 15:58 Nga k.m.
Tkurret numri/ Reforma Territoriale, Alibeaj mbledh grupin, kush janë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Numri i deputetëve që ka shkuar në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike, ka pësuar sërish tkurrje. Grupi i PD-së është duke zhvilluar një mbledhje pasditen e sotme që ka nisur në 15:30, ndërsa në mbledhje marrin pjesë 16 prej tyre.

Në mbledhje marrin pjesë: Kastriot Piroli, Flamur Hoxha, Emilia Koliqi, Andia Ulliri, Dhurata Çupi, Gazment Bardhi, Sajmir Korreshi, Eralda Tase Bano, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Orjola Pampuri, Xhelal Mziu.

Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit të reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.

enkelejd alibeaj mbledhja e grupit te pd

Sondazh

Poll