Politike

VD-Çupi: Djalli është në detaje, ligji për spitalet i vjetër. Rakacolli: E pavërtetë

Dhurata Çupi tha se projektligji i ri ‘Për shërbimin spitalor në Shqipëri nuk do të sjellë asgjë të re.

14 Qershor 2022, 13:31 Nga A.B
VD-Çupi: Djalli është në detaje, ligji për spitalet i
Mira Rakacolli

TIRANË- Gjatë komisionit të Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha se projektligji i ri ‘Për shërbimin spitalor në Shqipëri nuk do të sjellë asgjë të re. Ajo deklaroi se ligji është i vjetër e se bashkitë sot janë në borxhe. Më pas, Mira Rakacolli tha se ligji i ri ofron risi të reja që do ti hapin rrugë dhe do i vijnë në ndihmë Bashkisë.

Dhurata Çupi: Djalli është në detaje, ju nuk e sillni ligjin kot, do të dalë më vonë përse po e bëni këtë. Ligji nuk është i ri, është i vjetër…Bashkitë sot janë në borxhe. Ju fusni termin e autonomisë, por a keni strategji të autonomisë? Shërbimi i urgjencës shtetërore, ka raste kur qytetarëve iu kërkohet spitali më i afërt, dhe spitali më i afërt qëllon të jetë spitali privat dhe ne e dimë që kur qëllon ky rast në shërbimin e urgjencës i matet koka me pe…A keni në strategji të mbani në vëmendje këtë çështje.

Mira Rakacolli: Në këtë ligj ndryshe nga ai aktual, ka përkufizime të sakta për secilën kategori. Në ligjin e ri spitali ditor është institucion që ofron shërbimin e konsultës, sipas një plani shtrimi paraprak, pra kemi një risi. Sa për bashkitë ky ligj i hap rrugë. Ndërsa për urgjencën edhe në këtë ligj ofrohet falas dhe sot është shumë afër qytetarit, ka rritur që brenda 15 të jetë shërbimi, përveç shërbimeve të para që jepen në telefon nga profesionistë.

mira rakacolli dhurata cupi

Sondazh

Poll