Aktualitet

Rrezikoi jetën e dy efektivëve, autoritetet harrojnë Avdylajn, akuzat e tij ia kalojnë Picit

Pici akuzohet për tre vepra penale: “mbajtje e armëve pa leje”;“kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe për “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Pikërisht akuza e fundit nuk gjen vend tek Pici duke qenë se ai ishte pasagjer në mjetin luksoz.

14 Qershor 2022, 16:21 Nga F.M
Rrezikoi jetën e dy efektivëve, autoritetet harrojnë Avdylajn,
Foot nga ngjarja në Durrës dhe efektivi i plagosur

DURRËS- Hysen Pici, i vetmi i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në Durrës ku u përplasën efektivët me “Range Rover” ka mbi kurriz edhe akuzat e personit që drejtonte mjetin, Aldo Avdylaj. Dosja.al ka siguruar vendimin e dhënë nga gjyqtarja Besjana Garxenaj, e cila ka vendosur ta lërë në burg më datë 10 qershor Picin. Por në listën e akuzave që rëndojnë mbi të riun, duket se organi i akuzës ka shtuar edhe ato që Avdylajt. Pici akuzohet për tre vepra penale: “mbajtje e armëve pa leje”;“kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe për “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Pikërisht akuza e fundit nuk gjen vend tek Pici duke qenë se ai ishte pasagjer në mjetin luksoz.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 8 qershorit?

Dy efektivë policie bënë me shenjë mjetit “Range Rover” që të ndalonte, por drejtuesi nuk u bind. Hysen Pici, pasagjer në mjet, i frikësuar pasi kishte armë në brez doli nga mjeti duke u larguar me vrap për t’u humbur gjurmëve të efektivëve të Policisë. Në moment që po ndiqej prej tyre, në ndihmë i erdhi shoku i tij, shoferi i mjetit luksoz, Aldo Avdylaj, duke i dhënë makinës gaz në kundravajtje e duke përplasur efektivët. Për pasojë, Pici humbi nëpër rrugët e qytetit, ku hodhi edhe armën që kishte me vete. Por, u kap me vonë e u vu në pranga.

Një nga efektivët që u plagos rëndë ka dalë nga spitali e ndodhet në shtëpi, por ende vijon të marrë trajtim mjekësor për shkak të plagëve të mëdha që ka marrë në fytyrë.

Ajo që nuk po mungon në gjithë këtë çështje që ka rrezikuar jetën e dy efektivëve është arrestimi i Avdylajt. Dosja.al raportoi se forcat blu kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të riut e në bizneset që ai frekuenton, por kanë dalë ‘duarbosh’ që aty. Aldo Avdylaj është pjesë e familjes Avdylaj, 'të fortëve' të Shijakut që kanë dalë në përgjime me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako. Konkretisht në përgjime doli Astrit Avdylaj, i njohur si Niçja, gjë që nxorri në pah dhe skandalin e blerjes së votave e krijimin e dosjes 339. 

Ndërsa emri i Aldo Avdylajt lakohet vetëm nga mediat për ngjarjen që rrezikoi jetën e dy efektivëve, pasi autoritetet e 'kanë harruar'.

hysen pici aldo avdylaj perplasen policet ne durres

Sondazh

Poll