Aktualitet

Nisin hetimet ndaj mjekut të Urgjencës në Pogradec, 37-vjeçarja e denoncon pasi i vëllai ndërroi jetë në banesë

Pas kallëzimit të bërë në Prokurorinë e Pogracesit, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për mjekun 44-vjeçari, i identifikuar me inicialet G. Z.

14 Qershor 2022, 14:13 Nga k.m.
Nisin hetimet ndaj mjekut të Urgjencës në Pogradec,
Spitali i Pogradecit

POGRADEC- Një mjek i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit është në hetim në gjendje të lirë pas denoncimit të një 37-vjeçareje, e identifikuar si D.M., e cila e ka kallëzuar pasi pretendon që nuk i ka kryer ekzaminimet e duhura vëllait të saj. Ky i fundit është paraqitur në Urgjencë me probleme shëndetësore, e fatkeqësisht ka ndërruar jetë në banesë dy ditë.

“Nuk ka kryer ekzaminimet e duhura ndaj vëllait tim, i cili dy ditë më pas, ka ndërruar jetë në banesën e tij, për shkak të një infarkti në zemër,”-thuhet në njoftimin e Policisë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Pas kallëzimit të bërë në Prokurorinë e Pogracesit, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për mjekun 44-vjeçari, i identifikuar me inicialet G. Z., i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Njoftimi i Policisë Korçë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se shtetasi G. Z., me detyrë mjek në spitalin e Pogradecit, më datë 28.03.2022, tek urgjenca e këtij spitali, nuk ka kryer ekzaminimet e duhura ndaj vëllait të saj, shtetasit D. M., 34 vjeç, banues në Pogradec, i cili dy ditë më pas, ka ndërruar jetë në banesën e tij, për shkak të një infarkti në zemër.

 

pogradeci policia e pogradecit

Sondazh

Poll