Aktualitet

Ndahet nga jeta nëna e ish-kryeprokurores, Elisabeta Imeraj: Të premtoj amanetin

Ish-kryeprokurorja ka njoftuar se nëna e saj, Zylfije Imeraj u nda nga jeta pasi disa vitesh luftë nga një sëmundje e rëndë. 

14 Qershor 2022, 14:55 Nga A.B
Ndahet nga jeta nëna e ish-kryeprokurores, Elisabeta Imeraj: Të
Elisabeta Imeraj

TIRANË- Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka humbur nënën. Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë Imeraj, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka bërë të ditur se nëna e saj, Zylfije Imeraj u nda nga jeta pasi disa vitesh luftë me një sëmundje të rëndë. 

Postimi i plotë:

“Jeta ju përket te rinjve…. Sëmundja nuk pyet, unë dhe Ju bashkë luftuam…. Tani është koha të Ju lë “ Me këto fjalë të ndjera, sot më 14 Qershor ndërroi jetë, pas disa vitesh perpjekjeje nga një sëmundje e rëndë, nena ime ZYLFIJE IMERAJ. Nje grua plot force, plot shprese, nje njeri me virtyte dhe vlera, qe gjithe jeten ua kushtoi femijeve. Do jesh gjithmonë mes nesh, me fjalët e tua, me mbeshtetjen tënde, me dashurinë tënde…Te falenderojme shume Mama e dashur….. Dhe të premtoj Amanetin…..

Elisabeta Imeraj u shkarkua nga detyra më 27 Prill. Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi unanimisht për shkarkimin e saj nga detyra me pretendimin se nuk justifikonte pasurinë dhe kishte shkelje të karakterit profesional si dhe nuk justifikonte pasurinë. Vetë Imeraj pretendoi në atë kohë se kurrë në jetën e saj nuk ka pasur probleme me pasurinë, e se e vërteta do të dalë. 

 

elisabeta imeraj

Sondazh

Poll