Aktualitet

Atentati ndaj Erion Hasanbellit, Policia: U arrestua Kasandër Noga, kërkohet dhe një tjetër

Policia ka bërë me dije se në atentat ka qenë i përfshirë edhe një tjetër person, për këtë arsye nuk është bërë mediatike si ngjarje. Por nuk përmendin emra.

14 Qershor 2022, 15:12 Nga k.m.
Atentati ndaj Erion Hasanbellit, Policia: U arrestua Kasandër Noga,
Kasandër Noga dhe Erion Hasanbelliu

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës, i cili akuzohet për atentatin ndaj Erion Hasabelliut më 11 qershor në Belgjikë. Në një njoftim zyrtar, Policia ka bërë me dije se në atentat ka qenë i përfshirë edhe një tjetër person, për këtë arsye nuk është bërë mediatike si ngjarje. Por nuk përmendin emra. Sipas tyre, fillimisht kanë marrë njoftim se Kasandër Noga, mendohet se kishte ardhur në Shqipëri, por nga kontrollet nuk kishte hyrë në territorin tonë. Ndaj dhe kërkimet për të kanë vijuar në Europë, më konkretisht në Vjenë të Austrisë, atje ku edhe është kapur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Për të sqaruar në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës. Për çdo ngjarje, arrestim, operacion, sekuestrim, si dhe për dyshime për autorë ngjarjesh, edhe kur nuk ka bashkëpunim, përsëri mes Policisë së Shtetit dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja apo operacioni ka letër-korrespondencë, fillimisht ka komunikime telefonike, pastaj komunikime zyrtare që vijnë me email dhe me shkresë zyrtare. Edhe në rastin e Kasandër Nogës, Policia belge dyshon se njëri prej autorëve është Kasandër Noga, pasi në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë 2 persona dhe njëri prej tyre akoma nuk është identifikuar.

Menjëherë pas ngjarjes, ka ardhur kërkesë për bashkëpunim dhe Policia shqiptare ka ushtruar disa kontrolle për gjetjen e këtij personi por ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte hyrë në Shqipëri.

Dje, pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë belge për vendndodhjen në Austri të njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasit Kasandër Noga 45 vjec nga Patosi i Fierit, ky shtetas është arrestuar në Austri nga Policia belge, e cila po punon me Prokurorinë belge, për të zbardhur e dokumentuar me prova ligjore këtë ngjarje. Nuk e kemi bërë publike për shkak se Policia belge nuk ka dashur të bëhet mediatike sepse operacioni vijon për kapjen e personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje", thuhet në njoftimin e Policisë. 

Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shpërdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është akuzuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropës dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë. Derisa disa ditë më parë, për hir të një hasmërie që ka 20 vjet që vijon, ai tentoi që të vriste Hasanbelliun. Sipas dëshmitarëve, ai erdhi nga hiçi duke hapur zjarr ndaj shënjeshtrës së tij. Prokurori në Bruksel ka bërë me dije se Hasanbelliu ka marrë gjashtë plumba në gjithë shpinën dhe tashmë është në rrezik për jetën.

erion hasanbelliu kasandër noga policia e shtetit

Sondazh

Poll