Aktualitet

Dhunonte vajzën, arrestohet 50 vjeçari në Bathore, policia i gjen municione luftarake në banesë

Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti dhe i sekuestroi sasi municioni luftarak.

14 Qershor 2022, 13:41 Nga A.B
Dhunonte vajzën, arrestohet 50 vjeçari në Bathore, policia i
Policia

TIRANË- Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë. Personi me inicialet SH.B, është kapur duke ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti dhe i sekuestroi sasi municioni luftarak. Ai do të akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Bathore, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, në banesë, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak, si dhe konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll