Aktualitet

Shiste produkte pa fatura, vidhte paratë, arrestohet agjenti i shitjeve në Tiranë

Personi me inicialet S.Z, gjatë kohës që ka punuar si agjent shitjesh në një subjekt, ka shitur produkte pa dorëzuar faturat

14 Qershor 2022, 13:43 Nga A.B
Shiste produkte pa fatura, vidhte paratë, arrestohet agjenti i shitjeve
Policia

TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi akuzohet për mashtrim. Personi me inicialet S.Z, gjatë kohës që ka punuar si agjent shitjesh në një subjekt, ka shitur produkte pa dorëzuar faturat dhe ka përvetësuar shumat e të ardhurave nga shitjet e kryera. Ai do të akuzohet për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Z., 34 vjeç, banues në Përmet, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”. Ky shtetas, gjatë kohës që ka punuar si agjent shitjesh në një subjekt, ka shitur produkte pa dorëzuar faturat dhe ka përvetësuar shumat e të ardhurave nga shitjet e kryera.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll