Rama i jep për 1 euro Gjergj Lucës ish-kombinatin e sheqerit në Maliq, do ta marrë për 20 vite
Sipas vendimit të marrë, prona do t’i jepet kompanisë së Lucës, "Rozafa" për një periudhë 20-vjeçare me vlerën 1 euro.

KORÇË- Qeveria shqiptare ka vendosur që t’i japë rreth 5 mijë metra katrorë, truall, por edhe ndërtesën e Kombinatit të sheqerit në Maliq, kompanisë Rozafa, e cila ka pronar Gjergj Lucën. Sipas vendimit të marrë, prona do t’i jepet kompanisë së Lucës, "Rozafa" për një periudhë 20-vjeçare me vlerën 1 euro. Duke vërtetuar edhe njëherë se biznesmeni është “i preferuari” i Ramës. Më 30 shtator 2020, Luca ka marrë me koncesion liqenin “Xarrë-Bufi” në Butrint, me atë që quhet “kontrata e plotë vetëm 1 Euro”. Bashkë me firmën “Kleris B” sh.p.k, ai do mbajë me 10 vite Liqenin e Bufit dhe Pritën e Rrëzës, në Sarandë.
Mesa duket ky është “shpërblimi” që kryeministri Edi Rama i ka bërë Lucës, në biznesin e të cilët ka mbledhur çdo herë socialitët duke injoruar edhe protestat e banorëve të fshatit Labinot, se sipërmarrësi po u grabit ujin dhe tokat. Gjithashtu ata pretendonin se Luca po ndotte lumin Shkumbin me mbetjet e tij të peshkut.
Vendimi i plotë:
PËR DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET BASHKISË MALIQ, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “ROZAFA” SHPK, SI QIRAMARRËS, PËR PASURITË E “KOMBINATIT TË SHEQERIT” SHA, MALIQ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI:
1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Bashkisë Maliq, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Rozafa” sh.p.k., si qiramarrës, për pasuritë e “Kombinatit të Sheqerit” sh.a., Maliq, të llojit ndërtesë, me nr. 1/250, me sipërfaqe 1 165.5 m2, me nr. 1/231, me sipërfaqe 1 410 m2, me nr. 1/248, me sipërfaqe 290.6 m2, me nr. 1/237, me sipërfaqe 2 025 m2, në zonën kadastrale 2573, për një periudhë 20-vjeçare (njëzetvjeçare), sipas planvendosjeve dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohet Bashkia Maliq për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e ish-industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat e mëdha të planit të parë 5-vjeçar. U ngrit më 1951 dhe përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur, atë të tharjes së bërsive, termocentralin dhe ofiçinën mekanike.
Sondazh
Nisin hetimet ndaj mjekut të Urgjencës në Pogradec, 37-vjeçarja e denoncon pasi i vëllai ndërroi jetë në banesë
Spitali i Pogradecit POGRADEC- Një mjek i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit është në hetim në gjendje t&eum...
Shiste produkte pa fatura, vidhte paratë, arrestohet agjenti i shitjeve në Tiranë
Policia TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi akuzohet për mashtrim. Personi me iniciale...
Dhunonte vajzën, arrestohet 50 vjeçari në Bathore, policia i gjen municione luftarake në banesë
Policia TIRANË- Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë. Personi me inicialet SH.B, është kapur ...
Arrestohet 38-vjeçari në Fier, vodhi xhiron ditore në karburantin ku punonte
FIER- Arrestohet 38-vjeçari në Fier. I riu, i identifikuar me inicialet H. K., 38 vjeç, banues në Fier pasi kishte vjedhur xhiron dito...
Hapte llogari me fotot dhe videot e një vajze, vihet në pranga 39-vjeçari në Tiranë
TIRANË- Një 39-vjeçar është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se përdorte fotot dhe video...
DETAJET/ “U befasua kur i pa, por s'rezistoi”, si u arrestua Kasandër Noga, po nisej për Shqipëri
Kasandër Noga AUSTRI- Është arrestuar në Vjenë, Kasandër Noga, 45-vjeçari, i cili akuzohet se i bëri atentat Erio...
Mashtruan prokurorinë e Elbasanit me pajisje që s'funksiononin, Apeli liron tre të akuzuarit
ELBASAN- Dedë Malutaj, Vladimit Malutaj dhe Ibrahim Dragoshi janë lënë të lirë nga Apeli. Gjykata ka vendosur sot të l...
VD-“Ja ishim këtu...”/ Flet efektivja e plagosur tek vrasja e Pjerin Xhuvanit, ndërton skemën e ngjarjes
Xhensila Sota ELBASAN- Dalin pamjet ku efektivja e forcave "Shqiponja", Xhensila Sota rikthehet në vendin ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit. Xhensila...
Shtyhen 20 gjyqe në Kukës/Harta e re gjyqësore, banorët e Tropojës duhet të udhëtojnë 100 km
Kukes KUKËS- Dhoma e Avokatëve të Kukësit ka bojkotuar seancat gjyqësore. Sot do të kryheshin rreth 20 procese gjyqësore...
160 Sherlock Holmes-a shqiptarë! Jo vetëm tradhtinë, por hetojnë dhe si shpenzohen paratë
Foto ilustruese Prej 7 vjetësh në vendin tonë funksionon profesioni i dedektivit privat. Deri tani janë licensuar prej 2 agjencive q&eu...
