Politike

Harta e re gjyqësore, Berisha: Rama ka dy qëllime

Sali Berisha shkruan se me hartën e re, Rama ka dy qëllime kryesore.

14 Qershor 2022, 11:17 Nga k.m.
Harta e re gjyqësore, Berisha: Rama ka dy qëllime
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një reagim për grevën 4 ditore që nisi këtë të martë nga avokatët kundër hartës së re gjyqësore, e cilëson këtë të fundit antikushtetuese e antiligjore. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se me hartën e re, Rama ka dy qëllime kryesore.

“Me hartën antikushtetuese Rama ka dy qëllime kryesore: • Të vendosë nën kontroll të plotë vendimet e gjykatave dhe të maskojë falimentimin e sistemit gjyqësor nga pseudoreforma e këtij sistemi. • Duke i dhënë mbështetje të plotë grevës të avokatëve të vendit në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptare, u bëj thirrje të gjithë profesioneve të tjera të lidhura me proceset gjyqësore, të hidhen në grevë dhe të kërkojnë anulimin e menjëhershëm të saj,”-shkruan Berisha në postimin e tij.

Reagimi i kreut te PD, z. Sali Berisha per Harten Gjyqesore:

Berisha: Sot greva 4 ditore e avokateve te vendit kunder Hartes se Gjykatave. Te dashur miq, sot te gjithe avokatet e vendit nisen greven kater ditore kunder hartes se re antikushtetuese, antiligjore, te sistemit te gjykatave qe dhunon rende parimet e procesit te rregullt gjyqesor per qytetaret shqiptar. Kjo harte ne menyre arbitare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtese qe u krijon qytetareve, udhetime, hotele etj, e bene te paperballueshem procesin gjyqesor per shtresat ne nevoje.

Me harten antikushtetuese Rama ka dy qellime kryesore: • Te vendose nen kontroll te plote vendimet e gjykatave dhe te maskoje falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e ketij sistemi. • Duke i dhene mbeshtetje te plote greves te avokateve te vendit ne mbrojtje te te drejtave themelore te qytetareve shqiptare, u bej thirrje te gjithe profesioneve te tjera te lidhura me proceset gjyqesore, te hidhen ne greve dhe te kerkojne anullimin e menjehershem te saj. sb

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

sali berisha harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll