Aktualitet

Hapte llogari me fotot dhe videot e një vajze, vihet në pranga 39-vjeçari në Tiranë

Në njoftimin e Policisë së Shtetit, mësohet se kallëzimi ishte bërë nga një grua me iniciale A.V., e si pasojë ka përfunduar në pranga 39-vjeçari.

14 Qershor 2022, 13:30 Nga k.m.

Hapte llogari me fotot dhe videot e një vajze, vihet në pranga

TIRANË- Një 39-vjeçar është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se përdorte fotot dhe videot e një vajze për të krijuar profile në rrjetet sociale. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, mësohet se kallëzimi ishte bërë nga një grua me iniciale A.V., e si pasojë ka përfunduar në pranga 39-vjeçari.

"Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas ka hapur në mënyrë të vazhdueshme, llogari false në rrjetet sociale, me gjeneralitetet dhe fotot e shtetasve të tjerë,"-shkruhet në njoftimin e saj e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Username", nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik. Përdorte të dhënat e shtetasve të tjerë për të hapur llogari false në rrjete sociale, vihet në pranga 39-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. V., se një shtetas hapte llogari në rrjetet sociale me të dhënat dhe fotot e saj personale, në mënyrë të vazhdueshme, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Username" u ndalua, për veprën penale "Falsifikimi kompjuterik", shtetasi: - E. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë". Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas ka hapur në mënyrë të vazhdueshme, llogari false në rrjetet sociale, me gjeneralitetet dhe fotot e shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, është duke hetuar të gjitha rastet e denoncimeve nga qytetarët, për keqpërdorimin e të dhënave personale për hapjen e llogarive false në rrjetet sociale dhe çdo rast tjetër të falsifikimit kompjuterik, vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet

policia e shteti

Sondazh

Poll