Aktualitet

Shtyhen 20 gjyqe në Kukës/Harta e re gjyqësore, banorët e Tropojës duhet të udhëtojnë 100 km

Projekti i shkrirjes së 12 gjykatave të shkallëve të para në rrethe në kuadër të hartës së re gjyqësore, shkrin Gjykatën e Tropojës.

14 Qershor 2022, 13:02 Nga A.B
Shtyhen 20 gjyqe në Kukës/Harta e re gjyqësore, banorët e
Kukes

KUKËS- Dhoma e Avokatëve të Kukësit ka bojkotuar seancat gjyqësore. Sot do të kryheshin rreth 20 procese gjyqësore, mirëpo janë bojkotuar për shkak të hartës së re gjyqësore.

Sekretarja e Dhomës së Avokatëve Aurora Guska ka deklaruar ky bojkot do të vazhdojë për 4 ditë me radhë ndërkohë me shkrirjen e gjykatës së Tropojës  shtohen vonesat në proceset gjyqësore në gjykatën e apelit Shkodër ku kemi juridiksionin. Projekti i shkrirjes së 12 gjykatave të shkallëve të para në rrethe në kuadër të hartës së re gjyqësore, shkrin edhe Gjykatën e Tropojës. Sipas këtij projekti, banorët e bashkisë së Tropojës do të duhet të kërkojnë drejtësi pranë gjykatës së Kukësit, që ndodhet 100 kilometra larg. 

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll