Aktualitet

FOTO LAJM/ Bojkotuan seancat, si po e kalojnë kohën avokatët?

Në të gjithë vendin sot avokatët bllokuan punën e gjykatave duke nisur grevën për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore. Në Korçë, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier është bojkotuar. 

14 Qershor 2022, 12:54 Nga A.B
FOTO LAJM/ Bojkotuan seancat, si po e kalojnë kohën avokatët?
Avokatet

TIRANË- Sot bojkotuan punën. Avokatët kanë preferuar të qëndrojnë në kafene duke pritur një zgjidhje për hartën e re gjyqësore. Në fotot e publikuara nga 'Top Channel' shihen avokatët që qëndrojnë në lokale, disa me telefona në duar e disa duke parë nga institucioni në të cilën punojnë.

Në të gjithë vendin sot avokatët bllokuan punën e gjykatave duke nisur grevën për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore. Në Korçë, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier është bojkotuar. 

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll